Zgjidhen 2 anëtarët e KLD-së

14/12/2012 00:00

Gjyqësori i është drejtuar kutive të votimit për të vendosur mbi emrat e rinj që do të zëvendësojnë vendet vakante të dy anëtarëve, të cilëve u ka përfunduar mandati në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Mbi 300 gjyqtarë kanë anuluar gjatë këtyre dy ditëve proçeset gjyqësore në të gjithë vendin për të qenë të pranishëm në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, nga e cila u zgjodhën si anëtarë të KLD-së gjyqtari Artan Broci dhe gjyqtari Astrit Haxhialushi.

Dhe si në të gjitha votimet, edhe në zgjedhjet e gjyqësorit nuk u shmangën tiparet e garës së fortë mes shtatë kandidatëve, zvarritja disaorëshe e rezultatit, por edhe balotazhi.

Votimi u krye në dy faza, ku fillimisht për shkak të balotazhit doli vetëm një fitues, gjyqtari Artan Broci me 201 vota. Kurse dy gjyqtarët Astrit Haxhialushi dhe Zegjine Sollaku mbetën në balotazh.

Shpallja e emrit të Artan Brocit si anëtari i ri i KLD-së, duke qenë se u njoftua nga një gjyqtar, u shpall pa dashje si vendim gjykate, një lapsus ky që shkaktoi iliaritet në sallë.

Pas kësaj gjyqtarët votuan sërish për të zgjedhur mes gjyqtarëve Zegjine Sollaku dhe Astrit Haxhialushi, duke i dhënë 199 vota këtij të fundit, çka i dhuroi atij fitoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA