Tiranë, zjarr në banesë, vdes e moshuara

14/12/2012 00:00

Një e moshuar nga kryeqyteti ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte u
përfshi papritur nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës
11:00, në një apartament banimi ngjitur me Qendrën Shëndetësore të
Kombinatit.

Paraprakisht mësohet se e moshuara, Feride Malaj, 70 vjeç, ishte e vetme në momentin që apartamenti i saj është përfshirë nga flakët. Nga burimet e policisë mendohet se e moshuara ka qenë e sëmurë dhe nuk ka pasur mundësi të dal nga banesa.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse dhe policia, të cilat kanë lokalizuar flakët. Mendohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër 60-vjecar humbi jeten aksidentalisht. 60-vjeçari i cili banonte me motrën e tij, kishte katër ditë që ishte denoncuar i humbur nga familjarët. Per shkak se sapo kishte dale nga burgu i denuar per tentative vrasje, policia eshte duke vazhduar hetimet dhe duke pritur ekspertizen per vdekjen tij.

Top Channel