Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Pentagoni hodhi në hapësirë nën masa të forta sigurie dhe larg syrit të mediave dhe opinionit publik, më 11 dhjetor, X-37B, anija kozmike e gjeneratës së fundit të teknologjisë ushtarake hapësinore.
USAF, aviacioni ushtarak amerikan që drejtoi lëshimin e X-37B, ashtu si edhe herët e tjera, nuk dha detajet e punës së X-37B në hapësirë, por u mjaftua duke thënë se objektivi është ndërtimi i një platforme hapësinore të sigurtë pa pilot.
Në fakt, sateliti ushtarak amerikan parapriu me 24 orë lëshimin në hapësirë të satelitit spiun koreano-verior Kwangmyongson-3 dhe nuk është çudi që X-B37 të spiunojë spiunin e Koresë së Veriut.
X-37B është e vetmja anije kozmike amerikane në gjendje të udhëtojë drejt orbitës e më pas të rikthehet sërish në tokë, kjo pasi NASA tërhoqi të gjitha anijet e saj me teknologji nga vitet ’70 dhe ka përqendruar vëmendjen në të tjera objektiva.

Top Channel