“Radiohead”, të frikësuar nga fundi i botës?

14/12/2012 17:40

Një përfaqësues i grupit muzikor “Radiohead”, mohoi ditën e premte zërat se kitaristi i mirënjohur i grupit, Jonny Greenwood, është fshehur në një dhomë hoteli në një destinacion rural në Brazil, për të pritur atje fundin e botës në datën 21 dhjetor.

21 dhjetori, i cili përfaqëson fundin e kalendarit 5-mijë vjeçar të qytetërimit antik maja, ka krijuar një bestytëni mbi fundin e botës, pavarësisht se përgënjeshtrimeve të vazhdueshme që ka bërë NASA dhe qeveritë e tjera të vendeve të mëdha.

Spekulimet në shtypin brazilian nisën pasi u konfirmua që kitaristi kishte rezervuar një dhomë në një lokalitet të largët të Sao Paolos, me besimin se dëshironte të kalonte larg vëmendjes publike ditët e fundit të jetës së tij.

Prezenca e Greenwoord u konfirmua nga administrata e hotelit dhe një politikan vendor.

Megjithatë, kompania që manaxhon të drejtat e “Radiohead”, deklaroi ditën e premte se raportimi është tërësisht i pasaktë dhe se muzikanti as që ndodhet në Brazil.

Një prej grupeve më popullorë të muzikës rock, “Radiohead” kanë shitur mbi 30 milionë albume në të gjithë botën.

Top Channel