Një arkivol i ri, në të cilin gërshetohet kompleksiteti dhe teknologjia e lartë, u realizua nga një suedez, i cili që ka nxjerrë në shitje pajisjen e tij për 25 mijë euro.
E veçanta e këtij arkivoli është se ai është i pajisur me një sistem boksesh, i cili transmeton pa pushim këngët e preferuara të të ndjerit.
Përpara vdekjes, kushdo që porosit këtë arkivol, mund të krijojë një listë me këngët e tij të parapëlqyera, të cilat do të transmetohen vazhdimisht nën dhe.
Krijuesi, suedezi Fredrik Hjelmquist, nga Stokholmi, theksoi: “Fakti që ke vdekur, nuk do të thotë që duhet të privohesh nga fuqia jetësore e muzikës”.
Përveç rehatisë maksimale dhe sistemit të bokseve, arkivoli është tërësisht i izoluar nga brenda, në mënyrë që “askush” tjetër të mos bezdiset nga muzika e parapëlqyer e të ndjerit.
Top Channel