Miranda Kerr dhe Orlando Bloom drejt ndarjes

14/12/2012 15:40

Aktori Orlando Bloom dhe bashkëshortja e tij, modelja e famshme Miranda Kerr, po shkojnë drejt ndarjes.

Sipas revistës amerikane ‘In Touch’, çifti i martuar në vitin 2010 dhe që ka një djalë 2 vjeç, kanë marrë vendimin tashmë dhe divorci do të vijë shpejt.

Një burim u shpreh: “Ata janë ndarë dhe po mendojnë se kush do të jetë hapi i radhës.”

Miranda Kerr është parë kohët e fundit në publik pa unazën e martesës. Ndërkohë që Orlando Bloom ndodhet në Afrikën e Jugut duke xhiruar filmin e tij më të fundit ‘Zulu’, modelja është frekuentuar me aktorin Leonardo DiCaprio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA