Matt Damon interpreton në filmin e tij më të ri një homoseksual (Scott Thornson) i cili ka një lidhje me pianistin Liberace, i interpretuar nga Michael Douglas. Në një intervistë për revistën ‘Playboy’, aktori ka lavdëruar kolegun veteran për teknikën e puthjes.
“Michael puthte shumë mirë. Në fillim e kisha me siklet faktin që do të xhiroja skena dashurie me një mashkull, por shqetësimi më iku sapo nisën xhirimet”, thekson protagonisti i ‘Green Zone’.
“Liberace ka qenë një burrë që e donin shumë dhe që fitonte 50 mijë dollarë në javë me performancat e tij në Las Vegas. Personazhi im, Scott, ishte shumë më i ri dhe bëhet fjalë për një histori interesante”, shton Damon, baba i katër vajzave.
Aktori tregoi se ai dhe Michael Douglas janë menduar gjatë mbi skenat erotike të filmit: “Ishte shumë e vështirë për ne sepse nuk donim të dukeshim jo origjinalë, por nuk ishte e thjeshtë të aktroje natyrshëm. Kishte shumë skena puthjeje dhe nuk ishte aspak e thjeshtë për ne.”
Filmi do të transmetohet vitin e ardhshëm, ndërsa xhirimet e tij kanë përfunduar në verë.
Top Channel