Crowe dhe prioriteti i tij familjar

14/12/2012 00:00

Bashkëshortja Danielle Spencer njoftoi ndarjen nga Russell Crowe në tetor të këtij viti, por vetë aktori neo-zelandez zotohet të luftojë deri në fund për të ritkhyer sërish bashkë familjen e tij.

Spencer njoftoi ndarjen pas zërave që qarkulluan në media se bashkëshorti i saj po e tradhëtonte me aktoren Katie Lee të cilën e ka njohur gjatë xhirimeve të filmit “Les Miserables” (Të Mjerët).

Vetë Crowe në profilin e tij në rrjetin social Twitter mohoi zërat duke i quajtur si “false dhe mizore”.

“Sapo të mbaroj këtë punë dhe të rikthehem në shtëpi, përparësia ime është të përpiqem të ribashkoj familjen time sërish”, shkruan aktori.

Ndërsa bashkëshortja e tij kishte falenderuar më parë për mbështetjen të gjithë fansat e saj në Facebook “në këto ditë të vështira që po kalonte”.

Çifti ka dy fëmijë nga martesa e tyre.

Crowe dhe aktorja Katie Lee

Top Channel