Ariu fotograf
14/12/2012 00:00
Jo gjithmonë kafshët janë objekt i aparateve fotografikë apo atyre filmikë…ndonjëherë ato shndërrohen edhe në autorë të tyre.
Rasti i një ariu në Minesota të Shteteve të Bashkuara tregon më së miri këtë. Fotografi Dean Swartz ndodhej me aparatin e tij në një park natyror duke fotografuar jetën e egër. Ai rrëfen momentin se si ariu kureshtar “i vodhi zanatin”.
“Isha duke filmuar një ari të madh për thuajse 45 minuta, kur pashë që në anë më doli një ari tjetër, më i vogël. Ky nisi të afrohej, unë i trembur lashë kameran dhe nisa të bëja pas. Ariu afrohej, unë largohesha duke shkrepur aparatin fotografik që mbaja në qafë”, thotë Swartz.
Top Channel