Tjetër aktore pa mbathje
13/12/2012 15:40
Duket se Anne Hathaway ka nisur një “modë” mes aktoreve për të zbuluar për publikun atë që duhet të shohë vetëm partneri.
Një nga aktoret e filmit ‘Twilight’, Elizabeth Reaser, aksidentalisht tregoi më shumë seç duhet kur u ul në një karrige gjatë konferencës për shtyp për premierën e ‘The Twilight Saga: Breaking Dawn – Part 2’, në Hong Kong.
Aktorja 37-vjeçare, e cila interpreton Esme Cullen në film, e kaloi me të qeshur këtë “incident”.
Vetëm pak ditë më parë Anne Hathaway pati të njëjtën situatë në momentin që po dilte nga limuzina për premierën e filmit “Të Mjerët” në Nju Jork.
Top Channel