Student Club Albania, përfitime për studentët

13/12/2012 17:50

Të qenurit student shpesh herë të bën të jesh i varur financiarisht, përgjithësisht nga familja. Por, kjo nuk do të thotë që të afërmit të mbeten i vetmi burim financiar në këtë fazë të jetës.

Me pak informacion dhe zgjuarsi studentët mund të përfitojnë disa privilegje që u jep stausi i tyre.

Me një investim fare të vogël, siç është karta e studentit, kjo kategori mund të përfitojë disa produkte dhe shërbime. Atë mund ta zotërojë çdokush nga mosha 15-25 vjeç që është në marrëdhënie shkolle, qoftë kjo publike apo private.

Është shumë praktike. Mjafton ta paraqesësh dokumentin pranë bizneseve të cilat janë investitorët e këtij projekti. Kështu përfiton uljen për të cilën je informuar më parë.

Janë 100 biznese të cilët ofrojnë lehtësira e përmbushin të gjitha shërbimet dhe nevojat e një studenti.
 
Ulje çmimi nga 5-50% për të gjithë nxënësit e studentët që paraqiten në dyqan me këtë kartë e cila është vënë në shërbim të tyre prej fillimit të muajit mars të këtij viti.

Karta është e vlefshme një vit pasi është tërhequr nga personi.

Ndër shërbimet që ofrojnë ulje të konsiderueshme çmimi duke ndihmuar ekonominë e studentëve janë kurset e gjuhëve të huaja, kurset profesionale, ato të kompjuterit, shërbimet shëndetësore, postare, bukurie, fitnes, bar-restorante, dyqane veshjesh etj.

Aktualisht janë 5600 nxënës e studentë që zotërojnë një kartë studenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA