Goca dhe Gra/ Neda flet për vendimin e divorcit nga Ogreni pas 10 vitesh martesë: Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur
Policia amerikane njoftoi se ka shmangur një sulm të mundshëm që mund t’i kushtonte jetën këngëtarit kanadez, Justin Bieber.
Autoritetet amerikane njoftuan arrestimin e dy personave, Mark Staake dhe nipin e tij Tanner Ruane. Dy të ndaluarit po planifikonin të rrëmbenin, kastronin e më pas të vrisnin këngëtarin adoleshent, Justin Bieber.
Gjithcka është zbardhur nga truri i planit, Dana Martin një i dënuar me 978 vite burgim në Nju Meksiko për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 15-vjeçare. Policia kishte rënë në gjurmët e planit nëpërmjet përgjimit të telefonatave të Martin.
Gjithcka është zbardhur me detaje kur policia vendosi të marrë në pyetje këtë të fundit. Martin zbardhi gjithë planin për vrasjen e Bieber, që fillimisht duhej të ndodhte gjatë koncertit të këngëtarit në Nju Jork, muajin e kaluar, por që ishte shtyrë nga dy autorët.
Mark Staake dhe Tanner Ruane u arrestuan nga policia në Vermont dhe në mjetin e tyre u gjetën pinca dhe mjete të tjera të torturës. Dy të arrestuarit ishin takuar disa herë në burgun e Nju Meksikos me Dana Martin. Ky i fundit u kish kërkuar atyre vrasjen e Bieber.
Sic njofton policia amerikane Martin është “i fiksuar” pas këngëtarit kanadez, aq sa në këmbë mban një një tatuazh me fytyrën e tij.
Top Channel