Pistorius fiton garën e shpejtësisë me kalin

13/12/2012 00:00

Oscar Pistorius vazhdon të çudisë. Atleti pa këmbë, që për herë të parë mori pjesë në lojërat paralimpike të Londrës në gushtin e këtij viti, këtë herë mposhti një rival të pazakontë.

Pistorius, që vrapon me dy “këmbë karboni”, mposhti në duelin e shpejtësisë një kalë arab të rracës së pastër. Gara e pazakontë në Doha të Katarit është pjesë e fushatës në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara “I aftë për të vrapuar si era”.

Atleti paralimpik u nis me një avantazh prej 15 metrash ndaj kalit të pagëzuar me emrin “Maserati” pikërisht për shkak të shpejtësisë së tij. Megjithatë, ky avantazh i lehtë nuk e zbeh triumfin e atletit ndaj kafshës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA