Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërkuar transparencë të plotë në hartimin e listave të zgjedhësve, ndërkohë që në një mbledhje me prefektët i ka kërkuar atyre përmirësimin e regjistrave të gjendjes civile.
Një udhëzim i ri i dalë nga Ministria e Brendshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare kërkon, sipas Nokës, respketim të Kodit Zgjedhor, sidomos në ngritjen e qendrave të votimit me jo më pak se 200 votues dhe jo më shumë se 1000.
Kreu i KQZ-së i ka tërhequr vëmendjen prefektëve se duhet të kenë bashkëpunim me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe të përmbushin kërkesat e kërkuara prej tyre.
Në pjesën e dytë të këtij takimi, Noka ka kërkuar edhe vëmendje të madhe në lidhje me çdo emergjencë të mundshme për shkak të gjendjes së rënduar të motit.
Top Channel