NASA zhvendos “çatinë e botës”

13/12/2012 00:00

Gafa e NASA-s që zhvendoste Everestin nga Nepali në Indi, ka zemëruar nepalezët që “nuk pranojnë” të heqin dorë nga krenaria e tyre.

Bëhet fjalë për një foto të shkrepur nga stacioni hapësinor ndërkombëtar nga kozmonauti rus Yuri Malenchenko, foto që më pas është hedhur në faqen e internetit të NASA-s, por me “gabimin” e vogël që Everesti ishte spostuar në rajonet malore të Kashmirit indian.

Me të marrë reagimet e para, agjencia amerikane e hapësirës ka zhdukur nga faqja e internetit foton defektoze dhe ka kërkuar ndjesë. Më pas, NASA sqaron së bëhej fjalë për një keqinterpretim të imazhit nga ana e saj.

“Nuk bëhet fjalë për Everestin, por për malin e Saser Muztagh në rajonin e Karakorumit në Kashmirin indian”, sqaron NASA duke u kërkuan ndjesë nepalezëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA