Ambientalistë, pedagogë, studentë dhe qytetarë të thjeshtë protestuan
kundër shkatërrimit të parkut të Liqenit përmes prerjes se pemeve per
llogari te ndertimeve.

Ata rrethuan liqenin artificial në shenjë simbolike kërkuan nga Bashkia e Tiranës që t’i japë parkut të liqenit statusin ‘Zonë të Mbrojtur’, si dhe te ndalohet eksporti i lëndës drusore.

Gazetari i Top Channel Marin Mema, autor i disa reportazheve mbi prerjen e pyjeve dhe shkaterrimin e parqeve kombetare si pasoje e kontrabandes se drurit i bëri thirrje Ministrise se Mjedisit dhe pyjeve të marrë masa për ndaljen e prerjes pa kriter të pyjeve. Pas Parkut të Liqenit protesta u zhvendos para Bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB