Në të gjithë botën po shpenzohen miliarda para’ për dhuratat e festave të fundvitit, por studimet tregojnë se vetëm një në pesë dhurata vlerësohet dhe pëlqehet. Në këtë situatë, dëshira për të përzgjedhur dhuratën e duhur shndërrohet në një stres të vërtetë.
Themeluesi i një prej markave më të njohura, Daniel Swarovski, lindi në veri të Bohemisë. Ende i ri ai arriti të marrë eksperiencën e parë nga i ati, një fabrikë e vogël e përpunimit të kristalit.
Në moshën 21-vjeçare vizitoi Ekspozitën e Parë Elektrike në Vjenë, e cila e frymëzoi për idenë më brilante që kishte pasur ndonjëherë: zhvillimin e një makinerie për prerjen e kristaleve. Punoi ditë e natë për të realizuar ëndrrën e tij dhe vetëm 9 vite më vonë, në 1892, arriti të regjistrojë një patentë që mbante emrin e tij: një makineri e cila për herë të parë bëri të mundur prerjen e një kristali deri në perfeksion.
Për t’iu shmangur konkurrencës, u vendos në Insbruk të Austrisë, ku në 1895 arriti të hapë kompaninë e tij dhe arriti të vërë në dukje të gjitha aspektet e fshehura brenda një prej materialeve më interesante: KRISTALI.
Zhvillimi që mori industria e përpunimit të kristalit bëri që punimet Sëarovski të kërkohen kudo, duke rritur kështu numrin e filialeve në qytetet më të rëndësishme të botës.
Shpesh herë marka Swarovski ka qenë zgjedhja më e mirë e mundshme mes alternativave të pafundme që të ofrohen në ditët e sotme për të bërë një dhuratë. E në këtë prag festash ata ofrojnë tendencat dhe një gamë të gjerë mundësish për të bërë dhuratën e duhur.
Një nga aksesorët më të domosdoshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt është ora, por ka edhe shumë rëndësi se çfarë marke është ora që na tregon minutat dhe sekondat aq shumë të vyera të jetës sonë.
Shfaqja e papritur e një ore plastike të prodhuar në Zvicër, në 1983, solli një tjetër koncept për matjen e kohës. Papritur ora nuk ishte vetëm një mjet matës, por një gjuhë e re. Që në fillimet e saj marka “Swatch” është lidhur me artin dhe u frymëzua nga kultura popullore. Artisti i parë që bashkëpunoi me këtë firmë ishte Kiki Picasso, në vitin 1984 e më pas piktori amerikan Keith Haring krijoi një numër prototipesh në mes të viteve 1980, si dhe 4 ora Sëach me dizenjon “Harings” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në fillimet e saj e deri në ditët e sotme, Sëatch ka qenë një frymëzim e më pas një bashkëpunim me artistët dhe dizajnerat më të njohur duke e bërë të dëshirueshme edhe për shqiptarët, për të pasur së paku një orë të tillë cilësore mes aksesorëve të tyre.
E kujt nuk do t’i pëlqente një dhuratë që mund të trashëgohet brez pas brezi e që pas disa dekadash mund të mbartë mbi supe e tu tregojë ndër breza historinë e markës që ka prodhuar dhe historinë e familjes suaj? Ka shumë nga ata njerëz që rrëfejnë raste të ngjashme me produkte me vlerë e rezistente në kohë si Villeroy&Boch.
Historia nis në vitin e largët 1748, në fshatin e vogël francez të Audun le Tiche. François Boch, ngriti një kompani qeramike me tre bijtë e tij. Më vonë, kompania u zhvendos në Luksemburg, ku ai operonte në një fabrikë prej porcelani deri në vitin 2010. Disa vite pasi u zhvendosën në qytetin Mettlach të Gjermanisë, më 14 prill 1836 kompania Boch u bashkua me kompaninë e konkurentit Nicolas VILLEROY, kështu firma u bë e njohur ndërkombëtarisht nën logon: VILLEROY & Boch, V & B.
Në të gjitha kulturat dhurata shpreh një mënyrë për të treguar dashuri, miqësi dhe përkushtim, kështu që gërshetimi i mendimi të sinqertë me shpenzimin e duhur do të ishte dhurata më e mirë për Krishtlindje dhe natën e ndërrimit të viteve.
Top Channel