Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme
Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka bërë një progres të mirë gjatë 24 orëve të fundit, deklaruan zyrtarët e një spitali ku ai po kurohet për një infeksion në mushkëri.
94-vjeçari Mandela mbetet nën trajtim që prej ditës së shtunë, pas një rënie të beftë që pësoi gjendja e tij shëndetësore.
Sipas mjekëve, trupi i të moshuarit është duke u përgjigjur pozitivisht ndaj mjekimeve.
Shtrimi i Mandelës në spital ngjalli ankth dhe shqetësim popullor në të gjithë Afrikën e Jugut.
Simbol i luftës kundër aparteidit dhe diskriminimit racor, Mandela gëzon statusin e një heroi kombëtar në vend.
Fituesi i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993, u burgos për 27 vjet nga regjimi i bardhë i Afrikës së Jugut, përpara se të shndërrohej në presidentin e parë me ngjyrë të vendit në vitet 1994-99.
Top Channel