Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të kalohet një rezulotë e re me sanksione shtesë ndaj Koresë së Veriut, pas lëshimit me sukses nga Peniani të raketës me rreze të gjatë veprimi.
“Ne do të shkojmë në Nju Jork me një propozim konkret dhe do të kërkojmë nga partnerët tanë në Këshill që të mbështetet kjo”, citohet nga CNN një zyrtar i Uashingtonit.
Megjithëse nuk janë bërë publike, sanksionet pritet të jenë të ngjashme me ato të vendosura kundër Iranit për programin e tij bërthamor. Këto sanksione godasin institucionet financiare dhe zyrtarët e lartë të lidhur me pushtetin në Republikën Islamike. E njëjta gjë kërkohet nga Uashingtoni edhe për Korenë e Veriut.
Në fakt, paketat e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Iranit janë cilësuar si të suksesshme nga Uashingtoni. Vetëm pak muaj nga hyrja në fuqi e tyre, Teherani u përball me zhvlerësimin galopant të monedhës vendase, ndërsa trazirat financiare vijojnë ende.
Koreja e Veriut ka bërë të ditur se raketa e saj po dërgon një satelit në hapësirë, por disa shtete kanë thënë se lëshimi i saj është një testim për zgjerimin e rrezes së veprimit të raketave të vendit komunist.
Raketa u lëshua nga një bazë në bregun perëndimor të Koresë së Veriut dhe ishte planifikuar të kalonte mes gadishullit korean dhe Kinës, me një fazë të dytë duke zbritur drejt Filipineve, përpara se të niste satelitin për në orbitë.
Qeveria japoneze, e cila vuri në gadishmëri forcat e armatosura përpara lëshimit, tha se raketa kishte kaluar mbi disa pjesë të prefekturës Okinaëa, në jug të tokës japoneze. Raketa kaloi mbi Okinaëa rreth orës 10:01. “Ne nuk lëshuam asnjë kundër-raketë”, thuhej në një deklaratë të qeverisë japoneze, të cituar nga AFP.
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, ka bërë thirrje për një takim urgjent të këshilltarëve të tij kryesorë. Seuli dhe Uashington-i paralajmëruan Korenë e Veriut të mos e kryente këtë lëshim, duke thënë se kjo do të përbënte një testim të raketave me rreze të gjatë, gjë që është e ndaluar nga rezolutat e OKB-së.
SHBA, Koreja e Jugut dhe aleatët e tyre thanë se lëshimi i raketës është një provokim i Penianit që mbërrin në prag të zgjedhjeve presidenciale në Seul.
Top Channel