Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme
Fronti i Shpëtimit Kombëtar në Egjipt, siç quhet bashkimi i partive opozitare që kundërshtojnë presidentin Mohamed Morsi, bëri një thirrje popullore për të votuar kundër në referendumin për ndryshimet kushtetuese, që do të mbahet këtë të shtunë.
Sipas partive opozitare, pavarësisht tërheqjes së dekretit që do t’i jepte pushtet të pakufizuar presidentit mbi parlamentin, ndryshimet e propozuara mjaftojnë për të islamizuar vendin nëse aprovohen.
Kundërshtitë për kalimin e këtyre ndryshimeve kanë ngjallur manifestime masive popullore në dy javët e fundit në Egjipt, ndërsa disa dhjetëra kanë humbur jetën si rrjedhojë e përplasjeve të dhunshme.
Ish-drejtuesi i Ligës Arabe dhe kryetari i Frontit, Amr Moussa, foli në “Reuters” për domosdoshmërinë e një vote kundër.
Megjithatë, një tjetër figurë e rëndësishme e opozitës, Hamdeen Sabbahi, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Fronti mund të vendosë ende që të bojkotojë referendumin, nëse nuk plotësohen disa prej kushteve kryesore, si monitorimit i zgjedheve nga vëzhguesit ndërkombëtarë, transparenca në ditën e votimeve dhe në numrim, mbajtja e votimeve brenda një dite të vetme dhe lejimin e gjykatës që të rrëzojë referendumin nëse do të ndeshen parregullsi.
Top Channel