Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme Stuhitë e dëborës dhe temperaturat nën zero të këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme në shumë vende të Evropës.
Rrugë
dhe fshatra të tërë janë bllokuar në pjesën më të madhe të Ballkanit
nga akulli dhe dëbora që vazhdon të bjerë për të katërtën ditë radhazi.
Sipas Zerit te Amerikes, vdekje jane raportuar ne disa vende te rajonit. Stuhitë e dëbores detyruan autoritetet gjermane te anullojne nje sere fluturimesh e shume udhetare kane mbetur te bllokuar ne aeroporte.
Moti i acarte po pengon edhe blerjet e Krishtlindjeve, sidomos ne verlindjen e vendit te mbuluar krejtesisht nga bora e ku temperaturat disa grade nen zero pritet te vazhdojne edhe per pjesen te javes. Reshjet e dendura te debores ne Ballkan, perfshire nje stuhi ne Zagreb qe mbuloi kryeqytetin kroat me nje shtrese te bardhe qe nuk ishte pare prej me gati 60 vjetesh e kane paralizuar levizjen.
Sipas disa raporteve gjate fundjaves 6 vete kane humbur jeten nga i ftohti ne rajon. Te moshuarit ne Kroaci jane keshilluar te qendrojne ne shtepi per shkak te ngricave. Autoritetet serbe kaluan ne nje mase ekstreme dhe pezulluan trafikun rrugor për të parandaluar aksidentet. Kafshët në kopshtin zoologjik të Beogradit janë vendosur në mjedise të ngrohta.
Në Bosnje-Hercegovinë, disa njerëz u ankuan se i ftohti i madh i ka renduar problemet e zemres. Ndersa ne zonat malore te Malit te Zi jane raportuar disa orteqe debore dhe situata nuk po shkon drejt permiresimit.
Top Channel