Policia kroate arrestoi 18 persona, përfshi disa roje të kufirit, me dyshimin se lejuan emigrantë të paligjshëm boshnjakë të hyjnë në Kroaci dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Në një operacion të përbashkët, 17 persona të tjerë u arrestuan në Bosnje dhe 10 në Slloveni.

Sipas policisë kroate, shumica e emigrantëve të trafikuar drejt BE-së ishin turq, të cilët paguan nga 850-1 000 euro për të kaluar kufirin.

Në bazë të hetimeve, dyshohet se për secilin person të trafikuar, tre rojet e korruptuar kroatë të kufirit përfitonin 40-150 euro.

Pasi futeshin në Kroaci, ata përfitonin nga regjimi i kalimit të kufirit pa viza me Slloveninë, për t’u zhvendosur në këtë vend të BE-së, nga ky lëviznin më pas në të gjithë unionin.

Operacioni i përbashkët që solli shkatërrimin e rrjetit të trafikimit të emigrantëve në BE përkoi me raportet shqetësuese të Brukselit, mbi rritjen e numrit të azilkërkuesve në Europë.

Top Channel