“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as standarde të dyfishta për
komunitetet. Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e
cila mbajti fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që Jahjaga i drejtohet Kuvendit, por për dallim prej vitit të kaluar, fjalimi i saj është bojkotuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kërkon që Jahjaga të respektojë marrëveshjen politike, sipas së cilës Jahjaga do t’i hapte rrugë zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejt nga populli.
“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëmbim territoresh e popullatash. Nuk do të vendosim standarde të dyfishta për komunitetet në Kosovë dhe në veçanti nuk duam të rrënojmë atë që e kemi arritur deri më tani, përfshirjen e të gjitha komuniteteve – serb, turk, boshnjak, goran, romë, ashkali dhe egjiptas, në institucionet e Republikës së Kosovës. Dialogu zhvillohet për të gjetur zgjidhjet praktike për qytetarët dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, tha Jahjaga.
Më tej, sipas Jahjagës, Kosova është pjesë e pandashme e rrugës drejt integrimeve euro-atlantike, ndërsa ka përmendur nevojën që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë jo më vonë se deri në fund të vitit të ardhshëm. “Pamundësia për të lëvizur lirë, i ka mbyllur qytetarët e Republikës së Kosovës duke e vështirësuar jo vetëm jetën e tyre por edhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit”, ka thënë Jahjaga. Sipas Presidentes së Kosova, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të bëhet e pakompromis dhe e fuqishme.
“Ne nuk kemi kohë për të humbur – aq sa nuk mund ta humbim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit… Jemi të përkushtuar që dukuritë negative në vend t’i çrrënjosim, sepse ato po e pengojnë zhvillimin tonë si shoqëri dhe si shtet, po e pengojnë procesin e integrimit euroatlantik, po e pengojnë jetën e qytetarit tonë”, theksoi presidentja.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arsyetuar bojkotin për fjalimin e Presidentes Jahjaga. LDK kërkon që Jahjaga të zotohet se do ta respektojë marrëveshjen politike Thaçi-Mustafa-Pacolli, që parasheh zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.
Jahjaga ka ardhur në postin e Presidentes pas marrëveshjes politike Thaçi-Mustafa-Pacolli, që parasheh zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale 6 muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, e të cilat ende nuk janë miratuar. Gjykata Kushtetuese është deklaruar se mandati i Presidentes është 5- vjeçar dhe nuk mund të ndërpritet para kohe.
Top Channel