Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme
Një rrjet i krimit kibernetik, përgjegjës për dëme prej 850 milionë dollarësh, u shkatërruar pas hetimeve të “FBI”-së, që përdori një mënyrë të thjeshtë për të zbuluar identitetin e keqbërësve, “Facebook”-un.
Në një deklaratë, autoritetet amerikane lajmëruan se dhjetë të dyshuar u arrestuan në të gjithë botën, përfshirë në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hetimi i nisur në tetor 2010, u realizua nëpërmjet ndihmës së rrjetit shoqëror më të madh në botë, që ndihmoi në zbulimin e identitetit të hackersave.
Rrjeti i piratëve, duke përdorur një virus, arrinte të vidhte kodet e kartave të kreditit, llogaritë bankare dhe informacione të tjera personale nga viktimat, të cilëve u tërhiqeshin paratë nga llogaritë.
Besohet se në total, dëmi i shkaktuar botërisht nga “hackersat” është rreth 850 milionë dollarë.
Mësohet se arrestimet u realizuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Zelandën e Re dhe Peru.
Top Channel