Edhe Papa në Twitter

12/12/2012 00:00

Papa Benedikti i 16-të dërgoi në Twitter mesazhin e parë e të
shumëpritur, duke përdorur account-in e tij personal. ‘Te dashur miq,-
thuhet aty, – jam shume i kenaqur qe do te komunikoj me ju ne Twitter.
Ju faleminderit per reagimin tuaj bujar. Ju bekoj te gjitheve nga
thellesia e zemres”.

Nje zedhenes i Selise se Shenjte sqaroi me heret se Papa do te mberrije tek te gjithe, fale adresave ne rrjetin social qe do te jene ne tete gjuhe te botes. Adresa e tij ne anglisht ka per momentin 660.000 ndjekes. Vitin e kaluar, Benedikti shkroi per here te pare ne Tëitter nga nje adrese e Vatikanit, megjithate lideri i 1,2 miliarde katolikeve te botes vazhdon te preferoje komunikimin tradicional ne vend qe te ulet e te perdore tastjeren e kompjuterit.

Vatikani ka shprehur prej kohesh interes ne perdorimin e teknologjive me te fundit te komunikimit. Kisha Katolike ka perdorur deri tani disa platforma te mediave sociale, perfshire YouTube-n, si nje nga menyrat me te mira per te komunikuar sidomos me te rinjte.

Top Channel