Dinastia e diktatorëve koreano-veriorë

12/12/2012 00:00

Kim Jong-il vdiq në moshën 69-vjeçare më 17 dhjetor të një viti më parë, pas 17 vitesh si udhëheqësi i padiskutueshëm i vendit komunist.

Ai mori pushtetin, më saktë e trashëgoi atë në prillin e vitit 1994 pas vdekjes së babait të tij, Kim Il-sung. I njëjti skenar u përsërit edhe një vit më parë, kur pas vdekjes së tij, pushteti suprem i kaloi Kim Jong-un djalit “të preferuar të tij”.

Shpresat për një ndryshim kursi nga Kim Jong-un shuhen gjithnjë e më shumë. Ai jo vetëm që po ndjek gjurmët e babait dhe gjyshit të tij, por po shkon akoma më tej me testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Pak dihet për Kim Jong-un, që besohet se është dikut tek të 30-at e akoma më pak është ditur për paraardhësit e tij. Dinastia udhëheq prej dekadash vendin komunist, që nga Lufta e Koresë, kur gadishulli u nda në dy pjesë, në jugun që përqafoi demokracinë dhe kapitalizmin, dhe veriun që iu bashkua bllokut të vendeve të tjera komuniste.

Më poshtë pema gjenealogjike e dinastisë së diktatorëve koreano-veriorë, që ka kaluar tashmë në brezin e tretë të saj.

Top Channel