“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Manjati serb Mirosllav Mishkoviç një nga njerëzit më të pasur në
Ballkan, është arrestuar nga policia serbe për shkak të dyshimeve për
keqpërdorime financiare, por edhe për dyshime të privatizimeve dhe
pastrim parash.
Pas dëgjimit të një dite më parë, Mishkoviç është arrestuar së bashku me të birin, Markon, i cili thuhet se disa ditë më parë ka tentuar të largohet nga vendi. Bashkë me ta janë arrestuar tetë persona, ndër të cilët edhe Milo Gjurashoviç.
Policia ka caktuar paraburgim prej 48 orësh për Mishkoviçët, ndërsa janë dërguar në Prokurorinë për krimin e organizuar. Mirosllav Mishkoviç, pronar i kompanisë “Delta”,që ka pasur pasuri marramendëse, nga njeriu i panjohur ka arritur deri tek listat e revistave si “Forbes”, për një nga njerëzit më të pasur në botë.
Ndërkaq në Shqipërinë, kishte hyrë me kompaninë e dikurshme “Euromaxi” dhe disa investime të tjera. Është pasuruar në kohën e luftërave të Sllobodan Millosheviçit, por më pas njihet si i afërt me demokratët dhe financues i shumë partive politike. Përveç lidhjeve të përmendura me narko klane, Mishkoviç, është ndaluar për shkak të privatizimit të kompanive të rrugëve.
Top Channel