Zhbllokohet kodi gjenetik i mjaltit

11/12/2012 00:00

Disa studiues thonë se kanë zhbllokuar sekretet gjenetike të mjaltit të bletëve, shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve ambjentale.

Shkencëtarët nga Britania dhe Australia mendojnë se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë për të treguar lidhjet mes ushqimit, ambjentit dhe zhvillimit të insekteve.

Ata sugjerojnë se këto zbulime ofrojnë një vëzhgim brenda problemeve si Çrregullimi i Zhdukjes së Kolonive, një faktor misterioz i vdekjeve masive të bletëve nëpër botë. Zbulimet janë publikuar në “Insect Biochemistry and Molecular Biology”.

“Mjalti i bletëve jeton në shoqëri komplekse ku përfshihen dhjetëra mijëra individë. Shumica e tyre janë femra “punëtore” që nuk mund të riprodhojnë dhe për këtë arsye ia kushtojnë jetën e shkurtër kërkimit të ushqimit nëpër lule dhe kujdesit të larvave brenda kosheres”, ka deklaruar studiuesi Paul Hurd nga Universiteti Queen Mary i Londrës.

Por kosherja ka gjithashtu një bletë mbretëreshë, që jeton shumë më gjatë dhe ka një rol të rëndësishëm riprodhues.

“Kur bleta mbretëreshë lëshon vezët e saj, bletët punëtore mund të përcaktojnë nëse larvat kur të rriten mund të bëhen punëtore ose mbretëresha”, shton doktori Hurd.

Top Channel