PS, komision hetimor për Kukësin

11/12/2012 22:35

Partia socialiste do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për zbatimin e ligjit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në lidhje me qarkun e Kukësit.

Një debat ky, që ka ndezur politikën prej kohësh e që ka lidhje me ndarjen e re të mandateve për çdo qark.

Sipas shifrave të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në qarkun Kukës, janë kthyer për të banuar sërish një shifër e mjaftueshme banorësh për t’i lejuar ruajtjen e mandatit të katërt, të cilin disa muaj më parë e kishte humbur.

Pikërisht për këtë shifër banorësh të kthyer, Partia Socialiste kërkon komision hetimor, referuar jo vetëm statistikave të lëvizjes së popullsisë, por edhe fakteve të tjera, të cilat, sipas tyre, tregojnë hapur manipulimin që po kryhet nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA