Pink: Gjithmonë do të ndihem si humbëse

11/12/2012 18:50

Pink është një nga këngëtaret më të famshme në botë pas 13 vitesh karrierë në industrinë muzikore dhe shumë hiteve të njohura. 33-vjeçarja ka shitur rreth 50 milionë albume dhe 70 milionë këngë “single” në të gjithë botën. Gjithashtu ka fituar tre çmime Grammy, dy çmime Brit dhe 5 çmime MTV Video Music Awards, por sërish e sheh veten si një humbëse.

“Edhe sot e kësaj dite ndihem sikur kam ende shumë gjëra për t’i treguar njerëzve. Gjithmonë do të ndihem sikur nuk e kam arritur qëllimin”, theksoi Pink për ‘The Sun’.

“Njerëzit habiten kur më dëgjojnë duke kënduar dhe thonë: “Kjo vajzë këndoka mirë! Unë në fakt kam 13 vjet që këndoj. Kam përshtypjen se gjithmonë do të ketë kritika për mua, por sa kohë që do të kem fuqi, unë jam në rregull dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë”, shtoi Pink, e cila deklaroi se do i pëlqente shumë të kishte një bashkëpunim muzikor me Adele.

“Adele ka dhimbje në zërin e saj. Ajo tingëllon zemërthyer dhe shumë bukur. Tamam si një zog”, deklaroi Pink.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA