McKellen: Vuaj nga kanceri në prostatë
11/12/2012 15:35
Sër Ian McKellen ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në prostatë 6-7 vjet më parë. Aktori 73-vjeçar shtoi se nuk po kurohet, por po ekzaminohet shpesh duke e mbajtur sëmundjen “nën kontroll”.
“U tremba shumë kur doktorët më thanë që kisha kancer. Mendova se erdhi fundi për mua, por më thanë që mund ta përmbajnë”, tha aktori, i cili në sagën ‘X-Men’ ka interpretuar Magneton.
Më tej, McKellen sqaroi për ‘The Sun’: “E rëndësishme është që të mos përhapet. Nëse qëndron në prostatë, unë jam në rregull.”
Aktualisht, 73-vjeçari është i zënë me premierat e filmit ‘The Hobbit’, ku në premierën e Londrës do të jetë i pranishëm edhe Princi Uilliam.
Top Channel