Madonna, puthje me gjuhë në skenë

11/12/2012 19:10

Madonna puthi me gjuhë të dashurin e saj shumë më të ri se vetja gjatë koncertit të saj në Brazil.

Këngëtarja 54-vjeçare po performonte në Porto Alegre, kur nisi të bënte me të dashurin e saj 24-vjeçar atë që duhet ta bëjë në vende jopublike.

Brahimi, i cili është një nga anëtarët e trupës së baletit të divës së muzikës, ka dy vite që është i lidhur me Madonna.

Puthja me gjuhë është një nga “bëmat” e fundit të këngëtares, e cila gjatë turit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfaqi për publikun pjesë të ndryshme të trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA