Londër, britaniket e bardhe kalojnë në pakicë

11/12/2012 16:05

Britanikët e bardhë janë për herë të parë në histori pakicë në Londër, treguan të dhënat e censusit mbi popullsinë në Britaninë e Madhe.

Siç përcollën gjerësisht mediat angleze, vetëm 44,9% e banorëve të kryeqytetit janë “autoktonë”, në total 3,7 milionë persona, gjysmë milionë më pak nga shifra e 4,3 milionë në vitin 2001.

Pjesa tjetër e Londrës përbëhet nga emigrantë të bardhë (14,9%), aziatikë (18,4%), emigrantë me ngjyrë (13,3%), arabë (1,3%) dhe me racë të përzierë (5%).

Në vetëm një dekadë, “armata” e emigrantëve është shtuar me tre milionë më shumë, duke ndikuar edhe në ndryshimin e “demografisë” së besimit fetar, pasi numri i të krishterëve është reduktuar me katër milionë më pak.

Gjatë kësaj periudhe, rritje ka pësuar numri i hinduve, muslimanëve dhe ateistëve.

Në total, në vitin 2011, 7,5 milionë banorë kanë lindur jashtë vendit ose 13% e popullsisë së përgjithshme të Anglisë dhe Uellsit, prej 56,1 milionë banorësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA