Llogaritë bankare të boshatisura janë makthi i ri i Lindsay Lohan. Sipas
disa miqve, aktorja nuk arrin dot të paguajë qiranë e apartamentit të
saj në Beverly Hills.

Bëhet fjalë për një apartament me katër dhoma, pesë tualete, hidromasazh dhe pishinë, me një çmim prej 8 mijë dollarësh në muaj, që për një yll të showbiz-it është qesharak.

Për momentin, sipas raportimeve të tabloideve, Lohan i ka duart e lidhura dhe nuk mund të ndërpresë kontratën e qerasë që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm, pasi në të kundërt rrezikon të paguajë një dëmshpërblim.

Një javë më parë, autoritetet amerikane i ngrinë asaj llogaritë bankare për mungesën e pagimit të një takse prej 200 mijë dollarësh.

Pavarësisht problemeve me tatimet, Lohan vazhdon të firmosë çeqe për avokatët e saj, për shkak të problemeve që ka me gjyqësorin.

Tani ajo rrezikon edhe që gjyqtari t’i heqë lirinë me kusht për shkak të një sherri që pati me një vajzë në një klub të Manhatanit, në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA