Kim Kardashian tregon format për revistën franceze
11/12/2012 15:45
Ka realizuar shumë sete fotografike që nga koha kur është bërë e famshme, por seti i fundit i Kim Kardashian është nga më provokuesit.
32-vjeçarja ka pozuar për revistën franceze ‘Factice’ në disa foto që ngrenë temperaturat në këto ditë të ftohta.
Bukuroshja brune shfaqet me të brendshme dhe e mbështjellë me peliçe luksoze.
Revista ‘Factice’ është e specializuar për modën dhe del dy herë në muaj. Numri i parë i saj ka dalë në shkurt të vitit 2011.
Top Channel