BE: Zgjedhjet, test për Shqipërinë

11/12/2012 23:00

Ashtu siç pritej Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat për herë të tretë. Pas diskutimeve te gjata dhe pas miratimit te konkluzioneve, presidenca qipriote e BE-së dhe Komisioni Europian lexuan konkluzionet për Shqiperine, ku përfshihen edhe zgjedhjet e 2013, për të cilat zyrtarët europianë thane se do të jenë test.

“Për Shqipërinë, Këshilli mirëpriti progresin e bërë nga Shqipëria për
të përmbushur 12 prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit të vitit
2010, dhe vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë
statusin e vendit kandidat, pasi të jenë plotësuar masat kyçe. Këshilli thekson gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si një test thelbësor për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit. Me qëllimin për të vendosur, nëse do të japë statusin kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë, sapo të jetë arritur progresi i nevojshëm”, u shpreh Erato Kozaokou-Markoulis, ministre e Jashtme, Presidenca qipriote e BE-së.

Fule thirrje politikanëve shqiptarë

Komisioneri Stefan Fyle i beri thirje klases politike shqiptare qe te perforcoje dialogun dhe te mos lejoje qe axhenda europiane te kthehet ne peng te interesave te tyre te vecanta personale.

“Për Shqipërinë, konkluzionet e Këshillit dërgojnë mesazhet e duhura, si për njohjen e punës së bërë deri më sot, edhe për inkurajimet e forta për partitë politike dhe aktorët e përfshirë, që të ruajnë fokusin tek integrimi europian dhe te procesi i reformave. Dyert e Bashkimit Europian mbeten të hapura dhe konkluzionet tregojnë udhën, që Shqipëria të vijojë të shënojë progres drejt qëllimit të integrimit europian. Shqipëria do të duhet të ruajë ritmin e reformave, që çon drejt përmbushjes së masave të kërkuara nga Këshilli, për të marrë në konsideratë dhënien e statusit kandidat. Ne do t’i raportojmë Këshillit për progresin e arritur, sa më shpejt ta bëjnë të mundur për ne politikanët shqiptarë. Dhe unë i bëj thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë, të përforcojnë dialogun e të mos lejojnë që axhenda europiane të kthehet në një peng të interesave të tyre të veçanta personale”, tha Stefan Fule, Komisioneri europian për zgjerimin e BE-së.

Përgatiti: Arta TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA