Viktima e fundit e Gërdecit

10/12/2012 17:45

Një familje e tërë e shuar në harkun e pesë viteve. Një dhembje mbi dhembjen.

“Mallkimi” i Gërdecit shkaktoi javën e shkuar viktimën e fundit në familjen Osmani, me Tushen, që vendosi t’i jepte fund jetës së saj, përmes vuajtjes, varfërisë dhe dëshpërimit, në datën 5 dhjetor.

Viktima mori një sasi helmi, që i dha fund jetës së saj të trazuar, e cila në ditët e fundit ishte rënduar edhe më shumë nga lajme të reja.

Kujtimi, bashkëshorti dhe babai i 19-vjeçares të mbetur e vrarë në Gërdec, i përfshirë nga depresioni, edhe ai kishte kryer vetvrasje disa vite më parë, pasi humbi edhe vendin e punës, të vetmim burim të ardhurash për familjen.

Drama e kësaj familje u vendos të hënën në vëmendjen e emisionit të “Pasdites” në Top-Channel, që riktheu në vëmendjen e publikut vuajtjet e të gjithë të mbijetuarve të Gërdecit, që pesë vjet më pas, ende nuk kanë marrë drejtësi dhe as kanë parë dritë në fundin e tunelit të vuajtjeve të tyre.

Top Channel