Këngëtarja amerikano-meksikane Jenni Rivera ndërroi jetë ditën e hënë, pasi avioni në të cilin ajo udhëtonte u rrëzua në veri të Meksikës.
Ishte babai i 43-vjeçares, ai që dha për mediat lajmin e trishtuar.
Ndërkohë, zyrtarët konfirmuan gjetjen e pjesëve të shkatërruara të avionit personal në të cilin ajo udhëtonte.
Për momentin, nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ndodhi fatkeqësia.
Rivera njihet si një prej zërave më të suksesshëm të muzikës latine dhe ka shitur më shumë se 15 milionë disqe në të gjithë SHBA-në.
Këngëtarja ishte duke u kthyer në SHBA, pas një koncerti të mbajtur në qytetin e Monterreit, në fundjavë.
”Ky është një lajm tragjik dhe tronditës. U prehtë në paqe dhe shpreh mbështetjen time familjes në këto momente të vështira”, deklaroi nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”, këngëtari Ricky Martin, njëri prej shumë njerëzve të botës së artit, të tronditur nga fatkeqësia.
Top Channel