Evis Mula, rruga drejt majave të suksesit
10/12/2012 18:20
Vetëm 24 vjeç, por është ngjitur në arenat e teatrove më të mëdhenj dhe të lakmuar, shpesh destinacion i arritshëm vetëm për emrat më të mëdhenj të njohur të muzikës klasike në pothuajse dyfishin e moshës së saj.
Fati i Evis Mulajt u shënua që në lindje, pasi erdhi në jetë në një familje artistësh.
Ndonese dukej se ajo ishte bërë për t’i përkitur skenave të mëdha, ndonëse fillesat e saj u regjistruan pikërisht në muzikën e lehtë shqiptare.
Nga veshjet trendi me xhinse dhe pamjet lozonjare, në një skenografi dhe karrierë tërësisht të ndryshme, Evis Mula mbërriti të hënën në studion e “Pasdite” në “Top-Channel”, për të treguar historinë e saj të veçantë të ngjitjes drejt majave të suksesit.
Top Channel