Cokollata mund të jetë një ilaç shumë i mirë për kollën sipas një studimi të fundit.

Kakao duket se ndihmon në reduktimin e kollës akute dhe asaj kronike sipas kërkimit të publikuar në ‘Daily Mail’, ku morën pjesë 300 persona.

60% e pacientëve-vullnetarë shfaqën shenja përmirësimi pasi iu dha për 14 ditë radhazi çokollatë.

Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kurë pasi simptomat u rikthyen sërish pasi trajtimi i ëmbël mbaroi.

Udhëheqësi i studimit theksoi: “Vumë re që ngrënia e çokollatës e lehtëson kollën, por konsumimi i përditshëm i saj ka edhe efektet negative si shtimi në peshë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA