Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian nuk kanë vendosur ende nëse do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Serbinë, vendim që do të merret përfundimisht ditën e martë.

Ishte e përditshmja serbe “B-92”, ajo që raportoi se ende nuk është vendosur asgjë mbi të ardhmen e vendit.

Një burim i presidencës qipriote të Këshillit të Europës, i tha të përditshmes serbe se aktualisht, vendet anëtare janë të ndarë dhe po bisedojnë nëse duhet të nisin apo jo bisedimet.

Disa prej tyre, ende kundërshtojnë që bisedimet të nisin në qershor 2013, duke vlerësuar se është ende herët dhe se nevojitet një zgjidhje totale e problemit kosovar, përpara se të hidhet hapi i mëtejshëm drejt BE-së për Beogradin.

Sipas “B-52”, Gjermania, Holanda dhe Britania e Madhe janë ato shtete që mbeten më skeptike ndaj anëtarësimit të Serbisë.

Top Channel