Aktorja Amanda Seyfried është përgatitur për të interpretuar pornostarin Linda Lovelace duke parë filma me pullë të kuqe.
27-vjeçarja tha: “Filmat e saj janë të çuditshëm dhe skenat nuk janë aspak të zakonshme dhe reale. Duket që nuk janë natyrale dhe mua më vinte për të qeshur.”
Seyfried do të interpretojë në filmin ‘Lovelace’ pornostarin e viteve ’70 duke treguar abuzimet që janë kryer ndaj saj nga bashkëshorti, i cili e detyroi të futej në rrugën e pornografisë.
“Donim të tregonim anën e saj të historisë sepse është një anë shumë e errët. Ajo është një femër që bota e njohu vetëm për atë film të vitit 1972. Është bukur që me këtë film do të vlerësohet sado pak figura e saj”, theksoi aktorja e re.
“Linda Lovelace nuk mori kurrë vlerësimin që meritonte deri pas vdekjes së saj dhe unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij filmi”, shtoi Seyfried.
Linda Lovelace, pas karrierës si aktore pornografike, u bë një nga aktivistet më të ashpra anti-pornografi.
Top Channel