“Nuk e kam patur kurrë këtë emer, unë jam quajtur gjithmonë me emrin Përparim apo Paro Laçi”.

Në këtë mënyrë, administratori i klubit të fubollit Partizani, Paro Laçi i është përgjigjur gjyqtarit Ibrahim Hoxha, lidhur me dyshimet se 44-vjeçari, gati 15 vjet më parë ka përdorur dy emra të tjerë, Sejdin Krasniqi dhe Paro Beshiç, gjatë trafikimit të ngarkesave të drogës drejt Italisë.

I njohur për telashet me drejtësine shqiptare edhe për akuza të ndikimit të paligjshem tek drejtësia, i dënuar madje me pothuajse një vit burg si dhe për kundërshtim të forcave të policisë, kesaj radhe biznesmeni që është edhe donatori kryesor i klubit Partizani do të përballet me drejtësinë italiane.

Gjatë vleftesimit të masës së sigurisë, sipas qëndrimit që mbajti në gjykate prokurori Adriatik Çami, Paro Laçi është denuar nga gjykata italiane për dy episode të trafikut të droges, në njërin rast për 31 kg heroine dhe në tjetrin për kater kg kokaine. Ai del i implikuar për çeshtje droge të ndodhura gjatë 1997- 1999.

Por, në pritje të dërgimit të dosjes nga pala italiane në funksion të ekstradimit, Prokuroria kërkoi që ndaj 44-vjeçarit të vendoset 40 arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Arrestimi i Paro Laçit vjen pak ditë pasi në Shqiperi mbërriti për një vizite pune shefi i “Guardia di Finanza”, i cili deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve fqinje duhet të fokusohet tek lufta kundër krimit të organizuar. .

Top Channel