Gjirokastër, zjarr në banesë, vdes e moshuara

09/12/2012 00:00

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Poliçan të rrethit të Gjirokastër, e për pasojë ka gjetur vdekjen një e moshuar.

Sipas informacioneve të marra nga uniformat blu të qytetit jugor, flakët përfshinë banesën e 81-vjeçares Vergulla Konomi. Nga zjarri ka humbur jetën e moshuara, e cila jetonte e vetme në banesë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të flakëve, por nga dyshimet e para mendohet se shkak i tyre mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose nga oxhaku që 81-vjeçarja kishte ndezur për të përballuar motin e ftohtë që ka përfshirë vendin prej ditësh.

Top Channel