Letra emocionuese, babai i Arbër Hajdarit zbulon një ‘portret’ tjetër të të birit në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të delegova kompetencat e drejtimit të familjes
Toni Braxton u shtrua në një spital të Los Anxhelesit me simptomat e sëmundjes “lupus”, sëmundje që lidhet me hiperaktivitetin e sistemin imunitar trupor.
Vetë këngëtarja ka konfirmuar lajmin, por qetësoi të gjithë fansat e saj në rrjetin social Twitter se gjithcka është nën kontroll.
“Përshëndetje miq! Ndodhem në spital për probleme shëndetësore që lidhen me sëmundjen lupus dhe mpiksjen e gjakut”, shkruajti ajo.
Edhe vëllai i Braxton vuan nga lupus, po ashtu xhaxhai i saj ka gjetur vdekjen si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga kjo sëmundje.
Lupus njihet si çrregullim i sistemit imunitar që prodhon antidote që luftojnë jo vetëm viruset dhe bakteret e dëmshme, por edhe aktivitetet e domosdoshme të organizmit. Simptomat e saj shfaqen kryesisht në lëkurë.
Top Channel