Një DJ me famë botërore në Tiranë
08/12/2012 20:20
Ka mbërritur në Tiranë një prej DJ-ve më të njohur të botës, amerikani David Morales, i cili do të performojë në një nga lokalet e kryeqytetit.
Ai është fitues i çmimit Grammy dhe konsiderohet si një ndër miksuesit më të mirë të muzikës, duke transformuar këngë të gjinisë pop në hite energjike diskotekash.
Morales ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Areta Franklin, Julio Iglesias e Mariah Carrey.
Top Channel