Lana Del Rey e famshmja më e kërkuar në internet

08/12/2012 00:00

Kush është femra e famshme emri i së cilës është futur më shpesh në motorrët e kërkimit në internet për 12 muajt e fundit?

Rihanna, Lady Gaga, Adele apo Madonna? Jo! Revista amerikane “Coedmagazine” publikoi të dhënat sipas të cilave, këngëtarja 26-vjeçare amerikane, Lana Del Rey (emri i lindjes Elizabeth Woolridge Grant) është fenomeni i internetit për vitin 2012.

Këngëtarja amerikane dita-ditës po kap majat e famës botërore dhe për këtë u mjaftua me publikimin e videoklipit të saj “Video Games” në Youtube dhe brenda pak muajsh fitoi zemrën e fansave, të kritikës dhe…miliona klikime.

Mbi 722 milion herë është shkruajtur emri “Lana del Rey” në internet. Kantautorja amerikane lë pas Rihanna-n në vendin e dytë e Lady Gaga, Cher dhe Britney Spears, Adele, Madonna etj. Britney Spears duhet të falenderojë rolin si anëtare e jurisë në një spektakël muzikor amerikan për famën e rigjetur.

Lana Del Rey (njohur si Elizabeth Woolridge Grant, Lizzy Grant, Lana Del Ray, Lana Rey Del Mar, May Jailer, Sparkle Jump Rope Queen) është e bija e Robert Grant, manjatit të internetit që zotëron një pjesë të madhetë domain-eve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA