FRD-Berishës: Zhgënjeve ëndrrën e studentëve

08/12/2012 00:00

Sot shënohet 22 vjetori i lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990, nisma
paqësore e të rinjve që i hapi rrugën shembjes së komunizmit dhe
vendosjes se pluralizmit ne vend.

Data 8 dhjetor është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990 dhe për të nderuar kontributin e çmuar të studentëve dhe pedagogëve që bënë ndryshimin e madh 22 vjet të shkuara, edhe pse shumica e tyre nuk janë sot pjesë e politikës aktive apo kanë emigruar prej vitesh jashtë Shqipërisë.

Fryma e Re Demokratike, përmes një konference për shtyp, ka nderuar kontributin e të rinjve dhe i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha t’u kërkojë falje publike brezit të dhjetorit ’90, pasi denigroi dhe nëpërkëmbi ëndrrën dhe shpresat e tyre për një Shqipëri europiane.

Sipas të rinjve të FRD, 22 vjet pas këtij ndryshmi kaq të madh historik për vendin tonë Shqipëria është atje ku e nisi, pasi politikanët zhgënjyen ëndrrën dhe idealin e studentëve të dhjetorit.Mungesa e rotacionit në vend sipas FRD, e ka kthyer Shqipërinë në një pashallëk të Berishës dhe Ramës.

Top Channel