Catherine Zeta-Jones: E lodhur së foluri për sëmundjen time

08/12/2012 00:00

Catherine Zeta-Jones vitin e kaluar mori guximin dhe bëri publik çrregullimin mendor. Por duket se aktorja uellsiane nuk mori parasysh pasojat mediatike.

Një vit më vonë, 43-vjeçarja rrëfen se është e lodhur nga vëmendja që i kushtohet sëmundjes së saj.

“E dini çfarë? Jam e lodhur së foluri për sëmundjen time. Kurrë nuk kam dashur që sëmundja ime të bëhej publike, por ja që u bë natyralisht”, deklaroi aktorja, nënë e dy fëmijëve gjatë një emisioni për televizionin amerikan, ABC News.

E pyetur se si po e përballon sëmundjen, Catherine tha: Po përballem me të në mënyrën më të mirë që mundem. Gjithëkush ka problemet e tij dhe  përballet me to në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rreth një vit e gjysmë më parë ajo u shtrua në një spital për shkak të çrregullimeve mendore të shkaktuara nga depresioni. Ajo pranon se vuan nga një lloj i rrallë depresioni e quajtur “sindroma bipolare”.

Aktorja rrëfeu pak ditë më parë momentet e hipermanisë, një gjendje depresive e vazhdueshme që shpesh i prishte ekuilibrin mendor, luhatje humori aq shumë sa e vendoste në siklet atë dhe personat që i qendronin pranë.

E keqja ka kaluar tashmë, thotë ajo e vendosur për të kontrolluar të gjitha sindromat e sëmundjes dhe për këtë falë ndihmës së madhe të bashkëshortit Michel Douglas, 25 vjet më i madh në moshë me të cilin u martua në vitin 1998 dhe baba i dy fëmijëve të saj. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA