Vorë, dy persona plagosen me armë zjarri

07/12/2012 00:00

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Vorë, gjatë
një shkëmbimi zjarri. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit e
identifikuar si Gerald Ciku dhe Emanuel Ziri të cilët janë qëlluar me
një armë tip pistoletë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa ka informuar se njëri prej personave të plagosur është person me precedentë kriminalë.

Top Channel